1937-1995
Prozator, romancier dhe dramaturg i cili vuri themelet e prozës post-moderne në letërsinë shqipe duke e kthyer vetëdijen për kohën zero të letërsisë me metafiksionin e ndërtuar nga mitet dhe ngjarjet e hapësirave të ndërdijes kolektive dhe individuale.Veprimtaria e tij letrare kulmoi me romanin “Oh” të botuar nga Rilindja në vitin 1971
1975
Antoni dhe Paulini 
1975
Anton Pashku dhe Ali Podrimja
1975
Në Ulpianë, Paulina Pashku, Lule Pashku dhe Paulin Pashku 
1980
Anton Pashku dhe Teki Dërvishi,
1984
Anton Pashku 1984
1994
Anton Pashku 
1995
Paulina Pashku 
1995
Varrimi 
2019
Opera "Gof" - Anton Pashku - Kompozim i Liburn Jupollit
2019
Opera GOF me muzikë dhe libreto bazuar nga drama e Anton Pashkut Gof.

1.

Prozator, romancier dhe dramaturg i cili vuri themelet e prozës post-moderne në letërsinë shqipe duke e kthyer vetëdijen për kohën zero të letërsisë me metafiksionin e ndërtuar nga mitet dhe ngjarjet e hapësirave të ndërdijes kolektive dhe individuale.
Veprimtaria e tij letrare kulmoi me romanin “Oh” të botuar nga Rilindja në vitin 1971

Isha në tren, që fugonte përpara. Në largësi ndjeva krizma pushke, kurse me dorën tjetër fshina buzët: ishin të përgjakuna....

2.

U lind më 8 janar të vitit 1937 në fshatin Grazhdanik të Hasit të Thatë, afër Prizrenit.  Shkollën fillore dhe pesë klasë të gjimnazit të ulët i kreu në Prizren, kurse tri klasat e gjimnazit real, bashkë me maturën, në Prish­tinë.

Që nga viti 1958 punoi në gazetën “Rilindja”, në fillim gazetar e më vonë redaktor i rubrikës së kulturës. Më 1973 u inkuadrua në Re­daksinë e Botimeve të NBG “Rilindja”, redaktor i prozës dhe dramës. Anton Pashku ishte edhe redaktor i revistës letrare “Jeta e Re” dhe revistës “Fjala”. Tregimin e parë e ka botuar më 1955 në revistën letrare Jeta e re.

3.

Libri i tij i parë "Tegime" u botua në vitin 1961 nga Jeta e Re, ishte i organizuar në dy cikle - "Vdekja Solemne" dhe "Dashurija". 
Në tregimin e parë të ciklit Vdekja Solemne të titulluar Në shiqimin e saj, del observimi i luftës nga prizmi i një fëmije e cila e sheh si lojë të barasvlefshme me kukullën e saj të zezë tërë makinerinë ushtarake dhe erën e barit të shkrumuem.

"Kuklla e zezë ishte tërbue. Mandej bani turr edhe kundër asaj. 
Çoi dorën. Kjo klithi. Njeriu me bajonetë prap qeshi. Kuklla e zezë nuk bani za, veç - i ra. Përsëri kjo klithi. Përsëri u ndëgjue qeshja. Përsëri i ra kuklla e zezë. Klithja ma nuk u ndëgjue. Vetëm - qeshja. Qeshje dhe kurgja tjetër, përveç erës së barit të shkrumuem dhe erës së randë të kufomave. 
Përskaj fëmis së përgjakun mbeti kuklla e thyeme. 
Ishte lufte"  


Drama Sinkopa është vënë në skenën e Teatrit Popullor Krahinor të Prishtinës më 1976, ndërsa drama Gof në Teatrin Amator të Mitrovicës, më 1978, në Teatrin e Kombësive në Shkup, më 1979, në Teatrin Popullor Krahinor të Prishtinës, më 1980, në Teatrin Amator të Ferizajt, më 1980, në teatrin ITD të Zagrebit, më 1980, dhe është interpretuar nga trupa teatrore “L’espace d’un instant” të Parisit në disa manifestime teatrore (mes të tjerash, me një fragment, edhe në Festivalin e Avinjonit, Francë).

Ishte anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe nga viti 1993 anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Vdiq në Prishtinë dhe u varros në vendlindje, më 31 tetor 1995.

 

Veprat:

 

·        Tregime, Jeta e re, Prishtinë, 1961

·        Nji pjesë e lindjes, tregime, Rilindja, Prishtinë, 1965

·        Kulla, tregime, Rilindja, Prishtinë, 1968

·        Sinkopa, dramë, Rilindja, Prishtinë, 1969

·        Oh, roman, Rilindja, Prishtinë, 1971

·        Kjasina, tregime, Rilindja, Prishtinë, 1973

·        Gof, dramë, Rilindja, Prishtinë, 1976

·        Lutjet e mbrëmjes, tregime, Rilindja, Prishtinë, 1978

·        Tragjedi moderne, drama, Rilindja, Prishtinë, 1982